/  Blog   /  Sara Usinger – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Sara Usinger EU for Innovation Digital Event Global Digital City Albania

Sara Usinger – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folëse në panelin e parë të iTempus në eventin Shkodra Digjital Weekend, Sara Usinger dha kontributin e saj përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi. Ky panel u fokusua më shumë në Mbështetjen e organizatave nga ndërmarrjet në periudhën e Covid-19.


Kush është Sara Usinger?
Sara Usinger është një specialiste ndërkombëtare pranë EU for Innovation. Pasi ka përfunduar studimet në vitin 2011, ajo është fokusuar më së shumti në punën me ekosistemet e StartUp. Si fillim ka nisur me ndërtimin e një hapësire bashkëpunimi prej vitit 2012 deri në vitin 2014. Më pas është zhvendosur në Iran ku ka qenë bashkëthemeluese dhe menaxhuese programi në Avatech. Pasi është larguar nga Irani ka punuar me Akseleratorët në zonën e Ballkanit dhe së fundmi është bërë pjesë e Hatch CoLab si Drejtuese Programi.
Çfarë po bën një organizatë si ajo tek e cila Znj. Usinger merr pjesë në këtë kohë për inovacionin? Si po mbështet kjo organizatë në këtë kohë?
Znj. Usinger tha se ajo që po vënë re tani tek EU for Innovation është se janë në të njëjtën situatë si të gjithë të tjerët dhe kanë patur mundësinë për zgjedhje: ose të prisnin deri sa kjo situatë të mbaronte ose të mendonin sesi mundet që tani të lënë një gjurmë duke patur disa projekte që të mbështesin startup-et dhe ndërmarrjet. Duke parë se është një situatë e vështirë ajo që po kalojmë për momentin, duke punuar nga shtëpia, nga vende të ndryshme të botës dhe nga zona kohore të ndryshme, EU for Innovation vendosën të vepronin. Fillimisht panë programin e tyre, se çfarë mund të ofrojnë online dhe çfarë mund të shtojnë që gjithashtu të mbështesin dhe startup-et.

Ekonomia po vuan kudo në botë, njerëzit nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë shumë në dy muajt e ardhshëm. Ndaj kjo organizatë mendoi si mund të krjojë një projekt që do të funksiononte në kushte të tilla sfiduese dhe nisën me një seri Workshop-esh që po mbahen online dhe falas në mediat sociale me temë “Si ta përgatisësh biznesin për një krizë të tillë? Si të dalësh më i fortë prej saj?” Sipas saj, një mënyrë tjetër përshtatjeje mund të jetë duke rishikuar modelin e biznesit pasi nuk mund të vazhdojmë me mënyrën e vjetër. Gjithashtu EU for Innovation ka ndihmuar në organizimin e Hackathon, ku u vu re sesi i gjithë ekosistemi po bashkohej dhe sesi të gjithë po ndihmonin njëri tjetrin.
Në fund Znj. Usinger kërkoi të nxjerrim më të mirën nga kjo situatë, ku përmes pjesëmarrjes online tanimë nuk ka as kufinj në pjesëmarrjen tek idetë inovatore.