Agi Haxhimurati – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Folës në panelin e Digjital Skills në eventin Shkodra Digjital Weekend, Agi Haxhimurati dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Agi Haxhimurati?
Agi ka punuar me projekte madhore dhe kompani të mëdha në Shqipëri. Disa nga projektet në të cilat ai ka dhënë kontributin e tij në dizajn është BUNKART 1 & 2, Kalaja e Tiranës. Puna e tij është pasqyruar në median botërore si tek “The Guardian”, “Business Insider”, “Japan Times”, “CNN”.
Përgjatë fjalës së tij Z. Haxhimurati foli për pasionin dhe dashurinë që mbulon veprat e tij, se si duke bërë atë që dashuron, ofron më të mirën e punës së tij të palodhur në komunitet. Duke qenë i ftuar për të referuar mbi temën e Brand-it në këtë event, Z. Haxhimurati nuk la pa falenderuar organizatorët e Shkodra Digjital Weekend për zhvillimin e kësaj konference në formatin online, një format i ri lidhur edhe me situatën në të cilën gjendemi, duke mos mbetur pa kujtuar eksperiencën e tij në konferencën e zhvilluar në Janar në Korçë. Pajtimi dhe përshatja me këtë periudhë dhe periudhat në vazhdimësi është një fakt që duhet ta pranojmë.
Duke e çuar fjalën e tij në tematikën për të cilën ishte ftuar, Z. Haxhimurati ndau me ne eksperiencën e tij me eventet e startup-eve. Sipas tij, në shumë startup-e përdoret vazhdimisht fjala ‘teknologji’, por midis teknologjisë dhe rritjes së një biznesi përmes saj ka një hapësirë shumë të madhe. Këtu luan një rol shumë të rëndësishëm koncepti që bizneset dhe kompanitë kanë për Brand-in si dhe koha që këto entitete i dedikojnë zhvillimit të këtij Brand-i. Për të kuptuar më shumë se çfarë është Brand-i mund të shtrohet pyetja se çfarë nuk është një Brand? Një Brand nuk është thjesht një logo. Logoja është një prej elementëve që bën Brandin. Gjithashtu, për të vijuar, Brand nuk është identiteti i korportatës, siç është krijuar të mendohet në Amerikë. Sot ende ekzistojnë si qëndrueshmëri të Brand-ave identitetet vizuale, por në të vërtetë ato nuk janë.
Sipas Z.Haxhimurati, të bësh Brand nuk do të thotë të kontrollosh se si një produkt po shkon në treg. Brandi është mënyra sesi ne bëhemi të njohur tek të tjerët, kështu siç Brandi bëri të njohur tek unë Shkodra Digjital Weekend dhe Vigan Group. Pra Brand-i tregon njohje dhe perceptim, ndërsa logo dhe design janë thjesht përbërësit shtesë që i japin vlerë në vetvete një Brand-i. Në mbyllje Z. Haxhimurati theksoi fokusimin e një startup-i tek mënyra sesi njerëzit do njohin idenë e tij, përmes përcaktimit të emrit saktë, punimit të një simboli dhe punës së fortë mbi këto themele të shëndetshme. Bashkimi i idesë me Brand-in ofron sukses dhe përhapje në shumë shtete.