/  Blog   /  Giancarlo Vinacci – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Giancarlo Vinacci Vinacci Think Tank Global Digital City Digital Event Albania

Giancarlo Vinacci – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend, Giancarlo Vinacci dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Giancarlo Vinacci?


Giancarlo Vinacci është themeluesi i Vinacci Think Tank, duke krijuar think tank-un e intelektualëve, sipërmarrësve, burrave të financave dhe institucioneve, të cilët synojnë të formulojnë propozime për zhvillimin ekonomik që do të dorëzohen në aparatin kombëtar administrativ. Ai është Shef i Departamentit Kombëtar “Zhvillim dhe Inovacion” i Forza Italia, gjithashtu këshilltar i lartë në zhvillimin ekonomik në qytetin e Xhenovës.
Giancarlo foli mbi temën e ekonomisë blu dhe ekonomisë së argjendtë (silver). Fjala e tij përmblidhet si mëposhtë:
Ekonomia blu është gjithacka që ka të bëjë me eknominë e detit. Banka Botërore e ka ndarë në 7 aktivitete si kroçerizmi, turizmi, etj. Në Itali ekonomia blu mbart 3 % të GDP-së. Nëse marrim në konsideratë edhe punën me pjesët e këmbimit të anijeve arrin deri në 10% të GDP-së së përgjithshme të Italisë. Shqipëria është një vend bregdetar, por përshembull turizmi ose peshkimi mund të ndihmojnë që eknomia blu të përfshijë deri në 10 % të ekonomisë. Insittucionet publike do duhet t’i japin një vend me rëndësi në ekonominë kombëtare eknomisë blu.
Gjithashtu edhe ekonomia e argjendtë është shumë e rëndësishme për ekonominë botërore dhe të vendeve të ndryshme. Këtu bën pjesë i gjithë dimensioni i shërbimeve kryesisht për personat mbi 50 vjeç. Ekonomia silver zë 35 % të ekonomisë së një vendi. Ky sektor ndahet në tre pjesë, pra është i lidhur me shëndetësinë, mirëqenien dhe investimet tek të rinjtë. Ju mund të tërhiqni shtresën e mesme nga Italia në aspektin e turizmit, por edhe bashkëpunimeve me biznese. Që të bëhen investime në eknominë silver duhet të ketë një infrastrukturë të përshtatshme edhe në aspektin e lehtësirave ekonomike. Vend-ndodhja, klima etj, janë shumë të rëndësishme në Shqipëri për të tërhequr investitor të mundshëm, duke e bërë këtë nëpërmjet inkubatorëve, nëpërmjet startupeve.
Me eknominë silver sugjeroj në Shqipëri të krijohen inkubator që ndihmojnë të rinjtë. Në eknominë blu do sugjeroja të krijonit një akselator për bizneset. Në inkubatore lindin ide, ndërsa akseleratorët i japin një shtysë asaj që xha ekziston. Pra ekzistojnë patjetër ndërmarrje në Shqipëri në eknominë blu, por kanë nevojë për investime dhe partneritete të ndryshme. Të dy këto janë shumë të rëndësishme dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën. Nevojiten të krijohen nisma dhe t’i jepet mundësi nismave të ndryshme të zhvillohen.