/  Blog   /  Aristide Fausto Massardo – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Aristide Fausto Massardo Rolls Royce UTC Digital Event Global Digital City Albania

Aristide Fausto Massardo – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folës eventin Shkodra Digjital Weekend, Aristide Fausto Massardo dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Aristide Fausto Massardo?


Aristide Fausto Massardo është Profesor në Sistemet e Energjisë dhe të Mjedisit, në Universitetin e Xhenovas. Ai gjithashtu është Drejtor i Qendrës së Teknologjisë Universitare Rolls-Royce.
Në fjalën e tij në aktivitetin Shkodra Digital Weekend ai u shpreh si në vijim:
Situata në Evropë këto kohë është pak e vështirë. Evropa është një mundësi shumë e mirë për shtetet për të krijuar modele qëndrueshmërie. Të gjithë jemi prekur nga pandemia. Si ka mundësi pak kohë më parë të gjitha vendet donin pavarësi nga Evropa, ndërsa sot të gjithë vendet evropiane po kërkojnë ndihmë nga Komuniteti Evropian?
Ne flasim për Evropën e rajoneve e cila përballon sfida globale. Objektivi është të punojmë së bashku në barazi, si barazi në mundësitë për të nisur nga një pozicion i barabartë. Do na duhet të tejkalojmë burokracitë e komunitetit evropian dhe të krijojmë një etikë bashkëpunimi edhe më të fortë.

Unë mendoj se Shqipëria duhet të evitoj gabimet që vendet evropiane kanë bërë. Gjëra e parë që duhet të mendojmë është se zhvillimi i një vendi si Shqipëria do duhet të bazohet tek modelet e qëndrueshmërisë, të krijojë mundësi të qëndrueshme që konsistojnë në ndërlidhjen mes rajoneve, bashkëpunimit evropian dhe bashkëpunimit edhe në nivel global.
Të krijojmë një network evropian. Të marrësh fonde nuk mjafton, krjimi i network-ut ndihmon që të kuptohen modelet e zhvillimit dhe të krijohet një model i qëndrueshëm zhvillimi. Ne përshembull në Universitetin e Xhenovas kemi marrë shumë projekte në Bashkimin Evropian duke krijuar një network të konsoliduar ndërkombëtar, madje edhe në Shqipëri.
Ne kemi krijuar kapacitete për kërkime shkencore në nautikë. Në këtë aspekt mund të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe me Shkodrën si një qytet detar.