/  Blog   /  Mirela Sula – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Mirela Sula Global Woman Shkodra Digital Weekend

Mirela Sula – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folëse në panelin e Digjital Skills në eventin Shkodra Digjital Weekend, Mirela Sulo dha kontribut përmes fjalës së saj në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Mirela Sula?
Ajo ka 20 vite eksperiencë në media, edukim dhe të folurit në publik. Mirela ka themeluar Global Woman Club Londër dhe sot platforma e saj ndodhet në 26 vende në të gjithë botën. Ajo organizon samitin e Global Woman dhe Global Woman Awards çdo vit. Global Woman është një nga platformat e para ndërkombëtare që doli live në aktivitetin e saj në kohën e pandemisë botërore.
Znj. Sula e nisi fjalën e saj me: ‘Nëse nuk je online ti nuk ekziston. Kjo është matra e parë që më vjen ndërmend.’Ajo tha se herën e parë kur gratë vijnë në platformën Global Women Club i pyet a jeni online diku? Zakonisht sipas saj gratë duan të bëjnë biznes, por gjithashtu duan të mbajnë një jetë private. Por si mund të jesh biznes kur nuk je online? Kultura ka ndryshuar, fytyra e biznesit sot është fytyra e personit që e bën biznesin. Nëse je në biznes duhet të jesh online. Nëse mendoni se teknologjia nuk është në njohuritë tuaja jeni gabim, tha Znj. Sula, pasi duke eksploruar në këto fusha mund të mësosh shumë. Biznesi dhe privatësia nuk shkojnë bashkë.

Nëse dëshironi privatësi atëherë bëni një jetë 9-5 dhe kthehuni në shtëpi. Biznesi kërkon eksplorim në të gjithë fushat e tjera të jetës. Nuk është, për shembull, të bësh media vetëm të shkruash. Në biznes ne i shërbejmë publikut duke evidentuar problemin dhe duke ofruar zgjidhjen. Gratë duhet gjithashtu të fitojnë vetëbesimin e tyre përmes kompetencës së tyre. Gratë kanë nisur të futen në teknologji, për shembull, në një fushë e cila dikur ka qenë e dominuar vetëm nga meshkujt.
Sipas Znj. Sula nuk është e nevojshme të jesh brilant, pasi 80% e biznesit është psikologji. Nuk ka nevojë të jemi ekspertë në fusha të ndryshme të jetës, mjafton të pyesim sesi të zgjidhim një problem dhe ka mjaftueshëm njerëz që të japin përgjigjen e duhur, kur pyetja e duhur vjen. Nevojitet që pasi të krijojmë diçka të mbesim të azhornuar në biznesin që ne kemi krijuar për të rejat e fundit, për konkurentët tanë, jo për të konkuruar por për të marrë më të mirën.

Suksesi i tjetrit nuk është dështimi yt, por frymëzimi yt. Një nga recetat e suksesit është t’i gëzohemi suksesit të tjetrit. Më pas ndodh magjia. Sukses do të thotë ato që di t’i përdorësh mirë, nëse diçka nuk e përdor, atëherë e humbet.
Në fund Znj. Sula prezantoi aplikacionin e parë online tre ditë pasi u mbyllëm nga Corona, që ishte aplikacioni i saj, Lobby, fytyra e re e Facebook për femrat.