/  Blog   /  Dritan Pecini – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Dritan Pecini gameon shkodra digital weekend

Dritan Pecini – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Aftësitë teknike dhe kreativiteti nuk mjaftojnë. Krijimi i një hapësire për marketingun dhe reklamimin digjital është një sfide e madhe. Në këtë panel arkitektura, prodhimi, dizanji, turizmi do të flasim njëzëri mbi sesi mund të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për biznesin duke përdorur avantazhet e teknologjisë.
Dritan Pecini ka marrë eksperiencën e tij duke punuar për Australian Tech Industry. Aktualisht ai drejton një agjenci të tijën mbi reklamimin digjital.
Ja çfarë prezantoi ai: Distancimi social, duke distancuar njerëzit, po zgjeron fushën e bashkëpunimit, duke bërë të mundur bashkimin përmes rrjetit digjital.

Komunikimi përmes Trello, Google suit apo dhe Zoom nuk e pengon krijimtarinë. Për ne fokusi ka qenë krijimi i kontektit si një problematikë, pasi nuk ka shumë kontent cilësor.

Ne jemi fokusuar tek lojërat elektronike. 80% e Youtube është game-ing, dhe ne e kemi sjellë këtë edhe në shqip. Jemi fokusuar në Entertainment, me një rritje në platforma, për të cilat as ne nuk kemi qenë të përgatitur kur situata e pandemisë u shfaq.