David Felsen – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Folës në panelin e Digjital Economy në eventin Shkodra Digjital Weekend, David Felsen dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është David Felsen?
Dr. David Felsen është profesor i asociuar në Administrim Biznes në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative pranë Universitetit të Epokës. Ai mban një PhD në Politikë nga Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Dr. Felsen ka një eksperiencë mbi 15 vjeçare si një profesor dhe kërkues dhe mbi 10 vjeçare në udhëheqjen e edukimit të lartë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Europë dhe Amerikë Latine.
Në terma institucional pjesa edukuese është një nga më të rëndësishmet në një ekosistem. Çfarë sugjeroni ju? Për çfarë do të flisni?
Dr. Felsen foli për ekonominë digjitale në përgjithësi dhe më pas për shoqëritë pa para të thata.
Ekonomia digjitale është e vështirë të përkufizohet dhe sipas një studimi së fundmi të MVF ata e vlerësuan si: ekonomia që përshin të gjithë platformat online dhe aktivitetet që ekzistojnë në këto platforma. Nga aspekti i biznesit ekonomia digjitale mund të përkufizohet si një aktivitet ekonomik që rritet si një ndërveprim i përditshëm midis njerëzve, pajisjeve, rrjeteve sociale, të dhënave dhe bizneseve. Pavarësisht përkufizimeve, ajo që ja vlen të përmendet është se ekonomia digjitale vetëm po rritet dhe se bizneset dhe konsumatorët duhet të përshtaten me këtë ndryshim dhe rritje.
Avantazhet e ekonomisë digjitale përfshijnë përmirësimin e veprimeve të një biznesi dhe e-commerce, ose tregtinë online. Këto veprime përfshijnë blerjen, shitjen, komunikimin etj. Gjithashtu ekonomia digjitale rezervon avantazhe për konsumatorët në terma të të mirave dhe shërbimeve pasi duke kaluar online mundësojnë një gamë të gjerë shërbimesh që mund të bëhen prej shtëpisë si blerje, shikimi i një filmi dhe shërbimet financiare.
Një pyetje që i shtrohet ekonomisë digjitale është ajo e shoqërive pa para të thata. Kjo është një nga pjesët më të rëndësishme në zhvillim përsa i takon ekonomisë digjitale, pasi transaksionet dhe veprimet financiare kryhen në mënyrë elektronike në vend të parave të thata. Në shoqëritë pa para të thata është e kuptueshme se qytetarët kanë të aktivizuara mënyrat për të blerë online përmes mobile wallet, e-banking etj. dhe kemi shembujt aktual si Paypal, Google, Amazon. Në këtë gjendje konkurrentë të rinj futen në të njëjtin treg.
Disa nga avantazhet e shoqërive pa para të thata janë:
Përshtatshmëria që ka për konsumatorët në biznes
Ruajtja dhe depozitimi i parave të thata eliminohet
Reduktimi i krimit fizik pasi nuk mund të vjedhësh para elektronike
Transaksionet ruhen dhe ndiqen
Korrupsioni ulet për shkak të transparencës së transaksioneve të parave
Por gjithashtu ka dhe sfida në implementimin e shoqërive që operojnë pa para të thata. Prsh:
Siguria në realizimin e transaksioneve
Vulnerabiliteti i të dhënave
Vjedhja e identitetit
Problemet teknike
Përdorimi i parave elektronike çon në mungesën e kontrollit tek mënyra e shpenzimit
Por në total ka të mirat e saja një shoqëri e tillë pasi rrit efiçencën në proceset e një biznesi. Megjithatë bizneset kanë nevojë për mbështetje që të kalojnë në digjitalizim, përmes trajnimeve, asistencës dhe ekspertizës.