/  Blog   /  Kushtrim Shala – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Kushtrim Shala – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Kushtrim Shala – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folës në panelin e parë të iTempus në eventin Shkodra Digjital Weekend, Kushtrim Shala dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi. Ky panel u fokusua më shumë në Mbështetjen e organizatave nga ndërmarrjet në periudhën e Covid-19.
Kush është Kushtrim Shala?


Kushtrimi ka mbi 10 vite eksperiencë në industrinë e telekomunikacionit. Ai është bashkëthemelues i ICTSmedia dhe ka zhvilluar ICTSlab. Nëpërmjet ICT Awards dhe Uplift ka ndihmuar në zhvillimin e shumë stratup ideve të suksesshme. Falenderojmë Kushtrimin për mbështetjen e këtij aktiviteti nëpërmjet ICTSlab.
Duke ju përgjigjur pyetjes së Znj.Arjodita lidhur me rëndësinë e ekosistemit të sipërmarrjeve Z. Shala tha se janë disa indikatorë që nuk gjenden në industri të mëdha. Këto indikatorë nuk kontirbuojnë direkt në GDP, por kanë një ndikim të tërthortë. Rinia, për shembull, ka një kontribut direkt dhe këtu ai përmendi ata njerëz që nga njëra anë mund të përbëjnë një problem statistikor të papunësisë për qeverinë, por nga ana tjetër mund të japin një kontribut më të madh përmes punësimit të vetes së tyre ose vetëpunësimit.
Gjithashtu kjo rini kontriboun për të edukuar edhe veten e saj, pasi kur të rinjtë kalojnë sfida përmes hapjes së një startup ose të një ideje ata po edukohen dhe nuk janë më një barrë për qeverinë e tyre apo edhe për familjen e tyre. Gjithashtu po këta të rinj sjellin një vlerë në shoqëri përmes punësimit dhe përfshirjes të të rinjëve të tjerë duke u rritur sëbashku të gjithë në këtë mënyrë përmes pasionit të tyre. Pra fakti se të rinjtë mund të dështojnë në startup-e nuk përcakton rëndësinë që këta të rinj mund të kenë në shoqëri. Të gjithë e dimë se startup nuk është diçka e thjeshtë dhe se dështimi mund të ndjekë një ide njësoj si suksesi. Përfshirja e të rinjëve në startup ka shumë rëndësi, sipas Z. Shala, prandaj dhe vendet e zhvilluara po investojnë shumë në startup-e. Ai pohoi se në Shqipëri vendet e mëdha nuk po luajnë një rol shumë të madh në mbështetjen e startupeve dhe këtë mbështetje e kemi bërë përmes njëri-tjetrit, pra përmes ekosistemit që kemi krijuar, pa lënë pa përmendur këtu edhe EU for Innovation e shumë kompani të tjera që gjithnjë kanë qenë në ndihmë.


Ai iu referua startup-eve duke thënë se: Ne jemi vital dhe të gjallë dhe më të fortë se kurrë pasi siç dhe mund ta vini re startup-et janë ato që po japin kontributin e tyre akoma edhe në këtë periudhë pandemie. Kompanitë e mëdha nuk mund ta mbulojnë gjithë atë energji që ofron startup-i, sepse nuk janë të zhdërvjellta, nuk janë të shpejta, dhe nuk kanë procedurat e duhura.