/  Blog   /  Dorjan Vulaj – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Dorjan Vulaj – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Dorjan Vulaj – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Aftësitë teknike dhe kreativiteti nuk mjaftojnë. Krijimi i një hapësire për marketingun dhe reklamimin digjital është një sfide e madhe. Në këtë panel arkitektura, prodhimi, dizanji, turizmi do të flasim njëzëri mbi sesi mund të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për biznesin duke përdorur avantazhet e teknologjisë.


Dorjan Vulaj ka mbi 8 vite eksperiencë në UX/UI Design. Ai është themelues i Max.al. Gjithashtu është i njohur si shkrues i rëndësisëm në temat e dizajn. Ja çfarë prezantoi ai:
Kur zgjidhet për të ndërtuar një rrjet online, njerëzit i shoqëron frika pasi e lidhin me diçka të jashtëzakonshme. Pjesa më e vështirë është zgjedhja për të hyrë online. Frika e madhe vjen nga rrjeti i mirë ndërtuar i të tjerëve dhe mendimi se do të jetë e vështirë për të arritur majën. Ata që janë në majë gjithashtu e kanë nisur nga fillimi.
Duke qenë se Doriani punon vetëm online dhe të gjithë klientët i gjen online, jep një shembull shumë të mirë të digjitalizimit, pasi siç edhe ai thotë rrjeti është shumë më i madh dhe klientët potencial janë shumë më të mëdhenj. Interneti nuk ka kushte, kështu që e vetmja gjë që po na ndalon është vetëm vetja jonë.