Manrico Murzi – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Folës eventin Shkodra Digjital Weekend, Manrico Murzi dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Manrico Murzi?
Manrico është një poet, shkrimtar, gazetar dhe përkthyes italian. Ai u diplomua në Letërsi dhe Filozofi me tezën “Frika në letërsinë bashkëkohore”. Në vitin 1954, së bashku me poetin Giulio Caprilli, ai themeloi revistën letrare, “Il Mirteo”. Ai është pjesë e Komunitetit të Shkrimtarëve, Artistëve dhe Shkencëtarëve në BE dhe është ambasador i kulturës për UNESCO.
Në fjalën e tij Z. Manrico u shpreh:
Shpesh nuk jemi të ndërgjegjshëm se literatura mund të prodhojë histori. Çfarë do ishte Shqipëria, pa Skëndërbeun apo Ismail Kadarenë? Pa shkrimet e poetëve dhe tregimtarëve të shumtë, si p.sh Dritëro Argolli, Visar Zhiti që i dha zë njerëzve të burgosur në regjimin komunist? Krijimtaria artistike njëlloj si çdo veprimtari njerëzore lind prej dashurisë. Dashuria i jep entuziazmin dhe energjinë çdo veprimtarie njerëzore.
Ju uroj suksese në projektet tuaja dhe sidomos në aspekt të virtytshmërisë njerëzore. Një përshëndetje zemre për të gjithë gjithë ju!