Arjan Ymeri – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Folës në panelin e parë të iTempus në eventin Shkodra Digjital Weekend, Arjan Ymeri dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi. Ky panel u fokusua më shumë në Mbështetjen e në mbështetjen e iniciativave në periudhën e Covid-19.
Kush është Arjan Ymeri?
Arjan Ymeri është drejtori ekzekutiv i Oficina Albania. Përpara se të merrte këtë rol, ai ka qenë drejtor i shitjes dhe marketingut në ALBtelecom dhe menaxher marketingu në Orange UK.
Momentalisht është i angazhuar në pasurimin e sistemit të sipërmarrjes në Shqipëri dhe në mbështetjen ndaj inovacionit. Ai është një këshillues dhe mentor aktiv në shumë startup-e për të cilat është i specializuar gjithashtu për t’i ndihmuar.
Përmes mbështetjes së EU for Innovation do zhvillohej një program specifik për Shkodrën, i cili për momentin ka mbetur pezull. Shkodra është një qytet që ka një aktivitet shumë të mirë ekonomik pas Tiranës dhe Durrësit. Ky qytet ka aktivitet në industri të ndryshme si dhe shumë banorë të Shkodrës banojnë në Itali.
Z.Ymeri tha se po kontaktohen shumë prej këtyre banorëve që duan të kontribuojë këto 6 muajt e fundit. Me ndihmën e EU for Innovation, por jo vetëm, do të ndërtohet një Inkubator në Shkodër në një vend shumë të përshtatshëm. Në këtë projekt është përfshirë edhe Bashkia e Shkodrës, Universiteti i Shkodrës dhe shumë kompani që do të mbështesin me mentorim dhe startup-e pasi kjo të përfundojë.
Derimë tani Z. Ymeri tha se ka 10 startup-e që janë regjistruar dhe shumë prej tyre kanë ardhur nga programi IDEA dhe janë gati tanimë të kenë mbështjetje individuale dhe ekspertizë. Një prononcim për këtë ide u bë për herë të parë në këtë event.