/  Blog   /  Lolita Ndoci – Folëse në eventin Shkodra Digjital Weekend
Lolita Ndoci Koni Solutions Shkodra Digital Weekend

Lolita Ndoci – Folëse në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folëse në panelin e dytë të iTempus në eventin Shkodra Digjital Weekend, Lolita Ndoci dha kontributin e saj përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi. Ky panel u fokusua më shumë në Adaptimin e strategjive të startup në kohë krizash.
Kush është Lolita Ndoci?


Lolita Ndoci është bashkë themeluese dhe CEO e Koni Solutions (Shtëpi Programesh). Koni Solutions është një kompani që merret me zhvillimin e programeve, si dhe pioniere në prezantimin dhe integrimin e platformës Filemaker në Shqipëri, duke ndërtuar aplikacione për organizata të vogla, të mesme dhe të mëdha. Znj. Ndoci ka studiuar Inxhinieri Telekomunikacioni në UPT dhe mban gradën MSc.

Si ka reaguar Koni Solutions në këtë periudhë?
Koni Solutions bëri një ftesë që të gjitha bizneset shqiptare të mund të zgjidhnin të shkonin online përmes kompanisë ‘Koni Solutions’ meqënëse ata kanë eksperiencën e duhur për të realizuar një gjë të tillë. Disa javë më parë Znj. Ndoci u fut në e-albania për të kërkuar leje. Në këtë proces ajo pati në mendje e-business dhe sesi teknologjia po ndikon biznesin sot. Këtu lindi ideja që ata të ofroheshin që çdokush të fitonte kohën e humbur duke bërë të dukshëm online biznesin e tyre.