/  Blog   /  Alberto Improda – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Alberto Improda fondazione città italia Studio Improda Global Digital City Albania

Alberto Improda – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend, Alberto Improda dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.

Kush është Alberto Improda?
Avokati Alberto Imporda është partnerë në studion ligjore Imporda, President i fondacionit Città Italia, President i Qëndrës së Studimeve X Route dhe është ekspertë i pronës intelektuale në aplikacionin Smart City.

Cili është funksioni i pronës intelektuale në biznese? Kësaj pyetjeje Avokati Imporda i është përgjigjur si mëposhtë:
Prona intelektuale është e rëndësishme sidomos në aspektin e besueshmërisë tek sipërmarrësit e rinj. Është trasformuar shumë si koncept gjatë viteve të fundit. Para rreth 30 viteve prona intelektuale kishte një rëndësi periferike në biznes, ndërsa sot ka rëndësi qëndrore sidomos në kuadër të startup.
Prona intelektuale ka një rëndësi qëndore në përcaktimin e vlerës së një sipërmarjeje. Para shumë kohësh shikohej një sipërmarrje se çfarë zotëronte, sa të ardhura kishte dhe në fund shikohej nëse kishte edhe brand, ndërsa sot brandin, markën, desing, etj, janë elementët e parë që merren në konsideratë dhe më vonë shohim nëse ka elemente imobilare, të ardhura etj. Pra prona intelektuale sot ka rol qëndror në sipërmarrje.
Prona intelektuale duhet parë në aspektin e mbrojtes së sulmeve të mundshme ndaj të drejtave të kësaj ideje. Prona intelektuale si mjet mbrojtës i sipërmarrjes duhet parë në aspektin e avatazhit konkurrencial. Prona intelektuale duhet të mbrohet nga konkurrentë të mundshëm të cilët tejkalojnë kufijtë e korrektesës.

Ka dy mënyra sesi mbrohet prona intelektuale sipas Avokatit Imporda:
Së pari është e drejta e autorit. Kur sipërmarrja prezanton një element inovativ deklaron në mënyrë të drejtpërdrejtë inovacionin që për ofron. Në këtë mënyrë garanton të drejtën e këtij inovacioni.
Së dyti është Know how, pra kur sipërmarrësi nuk e deklaron cili është invovacioni i tij. E mban sekret inovacionin, që të mos përdoret nga konkurrentët e mundshëm.
Avokati Imporda në përfundim bëri dy sugjerime të rëndësishme për të gjithë sipërmarrësit dhe sidomos për sipërmarrësit e rinj të Startup-eve:
1. Të kuptohet rëndësia e pronës intelektuale në kuadër të ekonomisë moderne.
2. Të përcaktohen kufijtë e qartë të pronës intelektuale të një sipërmarrje. 
Shohim së fundmi që muzetë në vende të ndryshme ndërkombëtare po bëjnë ture virtuale, kështu dhe Shkodra ka mundësitë për të bërë tur virtual përsa i takon për shembull muzeut ‘Marubi’ dhe punishtja e maskave veneciane.