Gojart Smaja – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Folës në panelin e Digjital Economy në eventin Shkodra Digjital Weekend, Gojart Smaja dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Gojart Smaja?
Gojart Smaja është një konsulent dhe partner për zhvillimin e projekteve dhe bizneseve që prej vitit 2012. Në këtë panel pati një pyetje dhe përgjigje siç dhe më poshtë:
Cilat janë këshillat e tua si konsulent apo personazh që organizon ndërmjetësimet midis Hollandës dhe Shqipërisë?
Unë jam marrë kryesisht me pjesën e zhvillimit të SME duke koordinuar dy programe: së pari me një organizatë ekspertësh anglezë dhe tjetra me një organizatë ekspertësh zvicerianë ku futen rreth 160 SME shqiptare që i kemi asistuar përgjatë viteve. Faza e parë ka qenë pjesa e mbështetjes së këtyre SME me ekspertë të huaj nga Zvicra në kuadër të projektit ‘Hands on expertise’. Tani ka ardhur koha për të bërë fazën e dytë sidomos me Covid-19, me ndryshimet e fundit, ka ardhur koha që SME dhe startup-et t’i ndihmojmë për t’i kaluar në fazën e digjitalizimit.
Kështu Z.Smaja foli për nxitjen e këtyre entiteteve për të dalë online duke prezantuar produktet e tyre, duke stimuluar kështu edhe e-commerce.
Shkodra është një prej qyteteve që ka mundësinë për një zhvillim shumë të mirë ekonomik. Nëse do e shohim sipas një analize SWOT Shkodra ka shumë mundësi përsa i takon burimeve njerëzore, sepse ka një Universitet që mundëson degën e turizmit dhe të administrim biznesit, matematikës, IT-së dhe gjuhëve të huaja, pa lënë mënjanë degët e tjera të studimit. Ka gjimnaze që edukojnë nxënës me një cilësi të madhe për t’i çuar këto më pas në Universitete të mira. Gjithashtu Shkodra ka shkolla profesionale teknike të cilat ofrojnë shumë të rinj të motivuar që janë pjesë e digjitalizimit dhe shkolla austriake me një edukim IT shumë të fortë që më pas i mundësojnë nxënësve të shkojnë dhe në Austri. Nëse duam ta promovojmë Shkodrën në ekonominë digjitale nevojitet të njohim burimet që ajo ofron në pjesën e turizmit si: muzetë, artizanatin, punishten e maskave veneciane, sipërmarrjet e agrokulturës dhe turizmit, si Thethi, Razma, Liqeni i Komanit, e shumë të tjera. Të gjitha këto bashkë, të cilat krijojnë një ekosistem, na ndihmojnë që ta promovojmë Shkodrën si një vend i digjitalizuar. Ky vend krijon më pas premisa për rritjen e projekteve që mund të vendosen të zhvillohen aty.
Jemi në kushtet që ekonomia në Shkodër arrin të prodhojë për tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Nëse këtë prodhim e fusim në digital marketing atëherë jo vetëm që do të kemi vende të reja pune, por do kemi edhe mundësi të reja për studentët e fakulteteve të cilët mund të bëjnë praktika brenda këtyre kompanive.
Shohim së fundmi që muzetë në vende të ndryshme ndërkombëtare po bëjnë ture virtuale, kështu dhe Shkodra ka mundësitë për të bërë tur virtual përsa i takon për shembull muzeut ‘Marubi’ dhe punishtja e maskave veneciane.