/  Blog   /  Edmond Hajrizi – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Edmond Hajrizi UBT Kosove Shkodra Digital Weekend

Edmond Hajrizi – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folës në panelin e Digjital Economy në eventin Shkodra Digjital Weekend, Edmond Hajrizi dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.

Kush është Edmond Hajrizi?
Edmond Hajrizi është themelues dhe rektor i institucionit privat të edukimit të lartë UBT Kosovë, përmes të cilit ai solli eksperiencën dhe ekspertizën e fituar nga studimet dhe puna që ka bërë në shumë universitete dhe institucione ndërkombëtare. Sot, UBT ngjan si një sinonim me institucionin i cili ofron programet më të avancuara dhe të krahasueshme me ato evropiane dhe amerikane.
Zoti Hajrizi morri fjalën duke thënë: Po kalojmë një fazë të rëndësishme të cilën nuk e kemi përjetuar më herët. Jemi në një fazë që quhet ‘caotic management’. Nevojitet të kujdesemi për studentët dhe stafin tonë, duke marrë parasysh që jemi një institucion privat.

Ne kemi nisur me mësimin online dhe kemi zhvilluar një platformë të integruar për këtë pjesë, që ka mundësuar të mos ndalojë mësimin që prej ditës së parë që e kemi pasur të ndaluar për të qenë fizikisht në auditorë. Këto ditë kemi nisur me televizionin tonë digjital, që përmes kësaj teknologjie gjithashtu të punohet prej shtëpie.
Potenciali për të ndihmuar është pjesa e dytë e operimit tonë ku kemi nisur me këshilla dhe me orientime, si dhe gjithashtu me grupet e studentëve që kanë bërë design të maskave, dhe pjesa e psikologjisë merret me këshillime, pra secili prej grupeve po ofron ndihmën aty ku është e nevojshme.
Gjithashtu kemi nisur dhe një nismë globale që të ndihmojmë pjesën e mësimit në distancë, pasi ka mungesa, por me një bashkëpunim me një partner amerikan kemi marrë iniciativën e ‘Self directed learning’ që studenti duke përdorur platformat e mësimit online të krijojë përmbajtje të mësimit vetë, pra të transmetojë mësimet që bën vetë. Këtë muaj synojmë të gjenerojmë 20’000 mësime online të tilla.
Është e vërtetë që po ndodh një transformim digjital, thotë Z. Hajrizi, dhe po ndodh me një shkallë më të madhe ndaj dhe jemi të detyruar të krijojmë zgjidhje.