/  Blog   /  Gerti Boshnjaku – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Gerti Boshnjaku – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Gerti Boshnjaku – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folës në panelin e Digjital Skills në eventin Shkodra Digjital Weekend, Gerti Boshnjaku dha kontribut përmes fjalës së tij në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Gerti Boshnjaku?


Gerti është sipërmarrës dhe profesionist marketingu. Ai është CEO dhe themelues i New Media Communications. Në vitin 2015 ai ka lançuar një projket startup mbi median dixhitale: Business Magazine Albania – www.BusinessMag.al. Platforma e parë mediatike e fokusuar tek startup dhe sipërmarrja në Shqipëri.

Ai iu përgjigj pyetjes së moderatores: ‘Çfarë iniciativash keni marrë si sipërmarrës në këto kohë?’ si më poshtë:
Kriza që po kalojmë tani nuk është vetëm një krizë shëndetësore, por edhe një krizë biznesi. Duke u munduar të qëndrojmë pozitivë për këtë situatë mund të them se ka përqasje të qëndruarit në vend ose të një lëvizjeje përpara. Secili ka zgjedhur përqasjen e tij.
Ajo që ne bëmë është kaluam remote, pasi kemi qenë duke punuar në kulturën e teknologjisë që na mundësonte kalimin në këtë format shumë më thjesht, duke qenë se na ka gjetur të përgatitur. Shumë kompani të emrave të mëdhenj nuk ishin të përgatitur dhe nuk kishin një linjë bizesi për të kaluar online. Kur kemi propozuar kalimin online jemi hasur me frikën ndaj të resë dhe të panjohurës, por koha erdhi tani. Ne ndërtojmë website dhe produkte online në bazë ditore të ndërtuar me dorë (from scratch) në një periudhë kohore një mujore, por meqenëse emergjenca kërkon kohë më të shpejtë, kemi ofruar një mundësi të re.


Ne ofrojmë ndërtimin e një plaftorme online për biznesin në vetëm 3 ditë. Mjafton që biznesi të ketë një domain name, një template të caktuar, të cilat mund t’i zgjedhim bashkë. Kështu duke nxjerrë koston oportune të pritjes online përreth një muaj, kemi menduar ofrimin e marrjes me qera të një dyqani online dhe nisjen e menjëherëshme të shitjes për të gjithë bizneset që kanë nevojë.
Për të marrë shembull Kinën, një ndër kompanitë që po e menaxhon krizën me sukses është Alibaba dhe kompani të ngjashme që lejuan futjen e shumë dyqaneve fizike online duke investuar edhe në trajnimin e stafit për të kaluar online. Kështu stafi nuk e gjen veten në një situatë të tillë pa punë, por në çdo moment mësohet të ketë mundësi përshtatjeje.


Z. Boshnjaku tha se nuk do vdesin dyqanet fizike, por ky lloj biznesi mund të funksionojë në të dyja kahet. Situatat në biznes janë të paparashikueshme, por ne mund të mësojmë si të ndryshojmë duke u lidhur edhe me teknologjinë e fundit, pasi nuk do të mund të përballemi me këto ndryshime në një formë tjetër.