Arnisa Lushaj – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Aftësitë teknike dhe kreativiteti nuk mjaftojnë. Krijimi i një hapësire për marketingun dhe reklamimin digjital është një sfide e madhe. Në këtë panel arkitektura, prodhimi, dizanji, turizmi do të flasim njëzëri mbi sesi mund të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për biznesin duke përdorur avantazhet e teknologjisë.
Anisa Lushaj është bashkëthemeluese e Impuls & Co, një firmë designi dhe arkitekture. Ajo është moderatore dhe autore e “Metër Katror”, Tv show të parë mbi arkitekturën dhe desing në Top Channel. Ja çfarë prezantoi ajo:
Me modernizimin e kohëve forma nuk e ndjek më funksionin, por forma ndjek gjithashtu fantazinë, historinë, ngjarjen. Arkitektura ndjek historinë e një vendi dhe mënyrën sesi njerëzit e perceptojnë hapësirën. Gjithashtu pas shekullit të 20 mund të shohim përmes udhëtimit sesi modelet arkitekturore janë përhapur ngjashëm në shumë vende të botës, pra po jetojmë në një epokë digjitale. Format përhapen si arsye e demokratizimit të informacionit nga Google apo Youtube. Por kush po e bën demokratizimin e arkitekturës?Këtu mund të përmentim digjitalizimit, duke e kthyer kështu arkitekturën në media, siç ndodhi me “Metër Katror”.