Filippo Queriolo – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Filippo Queriolo dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Aristide Filippo Queriolo?
Filippo Queriolo ka përvojë në formulimin dhe zhvillimin e projekteve komplekse, të konsoliduara ndër vite përmes bashkëpunimeve të shumta me subjektet private dhe institucionet publike. Ai i dedikohet kryesisht analizave të territorit. Ai ka zënë pozicione profesionale në grupe industriale, NVM, shoqata dhe institucione të ndryshme. Në fushën e arsimit dhe hulumtimit ka qenë studiues në Universitetin e Xhenovës (modelimi dhe simulimi i sistemeve komplekse) dhe pedagog në universitete të ndryshme.
Në fjalën e tij në aktiviteitn Shkodra Digjital Weekend shprehet mbi temën: “Shqipëria dhe Ballkani perëndimor – mudësitë e bashkëpunimit.
Filippo bëri prezantim mbi dialogun ndërdisiplinar në aspektin e zhvillimit terriorial në Shkodër, duke marrë në konsideratë ekonominë silver, ekonominë blu, urbanistikën, industritë, edukimin, ICT & transformimin digjital gjithashtu edhe historinë, artin dhe kulturën.
Në qendër të zhvillimit është edukimi, por duke përcaktuar ekonominë terrioriale në tre drejtime kryesore si industria, IT & digjitalizimi dhe turizmi. Këto sektorë kërkojnë investime dhe duhet të bëhet një promovim që investitorët të jenë të interesuar të investojnë. Interesi do rritej nëse do krijoheshin projekte të ndërlidhura, pra që lidhin disa nga sektorët. Për shembull krijimi i një modeli urbanistik duke marrë në konsideratë historinë, artin dhe kulturën në aspektin e energjitikës.
Që të zhvillojmë një vend-ndodhje si Shkodra do duhet të merret në konsideratë trajnimi në aspekte specifike në këto territore, përshembull në këtë rast është përfshirja e Universitetit të Shkodrës në një projekt të tillë. Më tej të vlerësohen mundësitë për të bërë biznese dhe gjithashtu përfshirja në ekonominë silver dhe atë blu.
Zhvillimi i temave të ndryshme në aspektin e Smart City, digjitalizimi humanitar, turizmi etj, janë në interes të biznesit dhe zhvillimit të territorit. Marrja parasysh e blockchain dhe kriptovalutës në zhvillimin e territorit do t’i jap edhe më shumë zhvillim vend-ndodhje të ndryshme brenda një shteti të caktuar.
Në një vend si Shkodra, ku historia dhe arti kanë një rëndësi të madhe, sektori ICT do duhet të lidhet me eknominë blu dhe turizmin në Shkodër. Këtu mund të flasim për një rol strategjik për qytetin e Shkodrës, pasi nëpërmjet Shkodrës mund të krijohet lidhje strategjike me Italinë dhe sidomos me Malin e Zi.
Z. Filippo në fund bëri një përbledhje të qasjeve të të gjithë folësve të panelit me të ftuar të Fondacionit Davinci. Duke parë mundësinë për të bashkërenduar të gjithë këto qasje në një mundësi për bashkëpunim mes sipërmarrësve të ndryshëm në Shqipëri dhe Itali.