/  Blog   /  Marco Cappellini – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Marco Cappellini – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Marco Cappellini dha kontributin e tij përmes fjalës në shtimin e vlerave të këtij eventi.
Kush është Marco Cappellini?
Marco Cappellini i ftuar në eventin Shkodra Digitkal Weekend foli mbi Digjitalizimi e trashëgimisë artistike dhe kulturore. Një temë kjo me shumë interes për qytetin e Shkodrës. Marco Cappellini është CEO dhe bashkëthemelues i Centrica një kompani e angazhuar për inovacione në sektorin artistik, duke filluar me dixhitalizimin e veprave të artit dhe të edukimit.
Zoti Cappellini bëri një prezantim të iniciativave të tij dhe statupeve dhe zhvilluara në bashkëpunim me të. Që në 1999 Cappelini ka nisur me zhvillimin e një projekti digjitalizues në funksion të artit dhe komunikimit. Dimensioni kulturor po transformohet shumë në këtë mijëvejçarë, por duke marrë në konsideratë edhe situatën aktuale të pandemisë ai tha se ne kemi rritur promovimin e këtyre platformave digjitale shumë të rëndësishme në aspektin e trashëgimisë kulturore.
Zoti Cappellini foli mbi projektet e fundit që po zhvillon, pra aplikacione digjitale në funskion të edukimit dhe të artit.
Procesin e digjitalizimit e kemi zhvilluar me dy faza 1993-2003 dhe faza e dytë 2003-2014 duke ofruar vepra artistike me një rezolucion të lartë në platforma digjitale. Së fundmi këto aplikacione janë promovuar nëpërmjet një ekspozite i cili u shfaq në Milano, Gjermani dhe Kinë.
Dy aplikacionet që prezantoi ishin:
✔ARTCENTRICA është një aplikacion i cili shkarkohet dhe më tej dikush mund të eksplorojë piktura të famshme. Ky aplikacion është sidomos shumë i përdorshëm dhe i përshtatshëm për arsye edukative.
✔UBILIA është një aplikacion tjetër që shërben në kuadër të promovimit kulturor. Një aplikacion i cili i jep mundësi atyre që e përdorin të eksplorojnë mundësitë e ndryshme të shërbimeve në zona kulturore të Italisë.
Nëpërmjet të gjithë këtyre aplikacioneve Z. Cappellini tha se synojnë të japin një eskperiencë të re nëpërmjet artit. Asnjë sipërmarrje sado e vogël, nuk mund të ekzistojë pa përshirë pasionin, fuqinë dhe dijen.
Aktualisht këto aktivitete bëhen edhe më të rëndësishme në këtë periudhë pandemie botërore. Teknologjia në bashkëpunim me artin dhe kulturën të japin mundësi të pafundme zhvillimi për njëra tjetrën. Investimet në teknologji dhe kulturë ndihmojnë në aspektin afatagjtë në zhvillimin lokal të vendeve të ndryshme.