/  Blog   /  Ersenilda Elezi – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend
Ersenilda Elezi Albanian Business Service Association Digital Event Global Digital City

Ersenilda Elezi – Folës në eventin Shkodra Digjital Weekend

Folëse në panelin e Digjital Skills në eventin Shkodra Digjital Weekend, Ersenilda Elezi dha kontribut përmes fjalës së saj në shtimin e vlerave të këtij eventi.

Kush është Ersenilda Elezi?
Aktualisht Zv. Drejtoreshë e ABSA (Albanian Business Services Association), Ersenilda Elezi ka më shumë se 13 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore dhe nëpërmjet ABSA ajo po lobon për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe zhvillimin e bizneseve BPO në Shqipëri. Këtu gjejmë mundësinë të falenderojmë ABSA për zhvillimin e këtij eventi.
Përgjatë fjalës së saj Znj. Ersenilda Elezi theksoi rëndësinë e këtij eventi duke përmendur rëndësinë që ka promovimi i bizneseve pavarësisht situatave të vështira në të cilat mund të gjenden. Mundësia e kalimit të një biznesi në platforma digjitale është sipas saj një domosdoshmëri dhe këtu nuk përjashtohen as bizneset që nuk janë BPO. Sipas saj për çdo biznes digjitalizimi ofron mundësitë e mëposhtme:
Zgjerimin e fushës së veprimit të një biznesi,
Ofrimin e shërbimeve në një formë më të plotë,
Globalizimin

Këto janë mundësi të cilat do të bënin të mundur kapërcimin e të gjithë situatave sfiduese, përfshirë edhe situatën të cilën po kalojmë tani. Kontakti virtual ndihmon edhe bizneset që nuk i përkasin kategorisë BPO, pasi ato mund të përfitojnë nga digjitalizimi duke qenë pjesë e kontraktimit me një biznes BPO.
Znj. Ersenilda nuk la pa përmendur iniciativën që ABSA ka marrë për të trajtuar vështirësitë e kësaj periudhe pandemie, përmes mbështetjes së bizneseve dhe inkurajimit të tyre për të kaluar në një vetë-digjitalizim, pasi pak kohë më parë, ky koncept nuk ishte i qartë, por tashmë është bërë një mënyrë për të mbijetuar për tu përshtatur në tregun global.
Përveç eventit, ABSA do të bëjë të mundur takime virtuale të planifikuara ose jo për të gjetur mënyra komunikimi virtual që do të ndihmonin ofrimin e një mbështetjeve për bizneset që kanë nevojë në këtë periudhë. Këtu Znj. Ersenilda gjeti gjithashtu rastin për të ftuar edhe bizneset që nuk janë BPO që të mbështesin kërkesat e kësaj periudhe.